Njeriu dëshira dhe mundësia-Nexhat Nallbati 


Në këtë botë, në këtë dynja,

Njeriu plot dëshira dhe kërkesa ka,

Sa është fëmijë, dëshiron të rritet shpejt,

bëhet zot i vetes ai përpiqet.

Për jetën më shumë fillon të mendojë,

Dëshirat që ka kërkon t’i plotësojë,

Për to mendon dhe”lufton” çdo ditë,

Të bëhet dikushi,të jetë sa më i mirë.

Midis dëshirave dhe mundësive reale,

Zhvillohet vërtet një “luftë” e madhe,

Midis tyre ekziston një kontradiktë ,

Dëshira ka shumë, të pakta janë mundësitë.

Njeriu si qënie e gjallë e ka në natyrë,

Me dëshira dhe kërkesa s’ngopet kurrë,

Në këtë botë me hapësira të mëdha,

Në mungesë të njërës,plotësohet tjetra,

Një dëshirë dhe kërkesë me shumë vlerë,

Tek njeriu i gjallë kurrë s’duhet të vdesë,

Të luftojë dhe mos tërhiqet kurrë,

Të jetë i dobishëm e me vlera shumë.