“Njeriu i fundit”përktheu Irma Kurti


sipas Mary Shelley-t

Këmbëzbathur kalon
përtej dritës
duke iu larguar
tërfilit dhe barit,
çdo kërcelli që ndrin
dhe gjethes së bardhë
mbuluar me ngricë.
Është mëngjes,
mëngjesi i parë
ai vjen duke ecur
zbathur mbi bar
që përkulet e përkulet
nën këmbët e tij,
ky është ritmi
i lutjeve,
është ashtu siç e dinim
se do të ishte gjithmonë:
këmbëzbathur në pemishten
e zhveshur,
duke shëtitur në shtegun
që përmes barit kalon.
Kështu ndodh vallë
kur ecën në këmbë
në acar
nën pemët e zhveshura
dhe ndihesh krejt i vetëm?

Fiona Sampsom, Mbretëria e Bashkuar

Piktura nga Karthik Cherry, Hyderabad, Indi

PËRKTHEU NGA ANGLISHTJA: IRMA KURTI