Njeriu i letrave-Suzana Rama


Atë e gjen kudo,

të thjeshtë mes turmës,

në mes të njerëzimit,

aftë të dëgjojë,

atë çka brënda ke,

të mbledhë, të hulumtojë,

si bleta në livadhe,

që mbledh polen.

Mos e gjykoni,

kokulur nëtrotuar,

mes mendimesh,

ndoshta të hutuar,

s’të përshëndeti,

ndodh, mos i vër faj,

me mëndje rendit vargjet,

ç’do të shkruaj më pastaj

ato ç’ka dëgjuar,

lehtë duke i kuruar.

Kur mbrëmja bie,

e bëhet natë,

gjurmon vazhdimësiné,

me shqisën e shtatë,

nis shkruan atë,

që muza i bjen,

e nëpërmes vargut,

thjeshtë, bukur vjen…

Atë e gjen të qetë,

mes njerëzve të thjeshtë,

flet ngadalë,

drejt në sy të sheh ,

kurrë nuk ngutet,

jeton si ti, si unë,

në këtë qytet,

është njeriu i letrave,

përherë thirret Poet.