“Njeriu i Marrë” përkthyer nga Irma Kurti


Njeriu i Marrë” përkthyer nga Irma Kurti

Legjenda tregon për një njeri të marrë.

Ai qëndron përpara vetes,

ai qëndron përpara askujt,

nuk i përgjigjet kurrkujt.

Një vazhdë shkatërrimi ka në rrugën e tij.

Gishtat me kallo përputhen me zemrën me kallo.

Gjurmë të zeza hezitimesh dhe dëshirash

përmbysin çdo dëshmi dhembshurie,

nëse ndonjëherë dhembshuria tek ai merr frymë.

Në kërkim të ëndrrave të paarritshme,

ai me sëpatë pret drurët në pyll

për të ndërtuar një strehë për marrëzinë e tij,

dhe prish gjithçka pa kuptim.

Djerrina të shkreta mbizotërojnë,

atje ku dikur pyjet e gjelbëruara lulëzonin.

Ndërtesa të larta të pasurisë së ëndërruar

mbi shpresën e varfër sundojnë.

Jetë të shtypura nën peshën e

një nevoje kokëfortë për të dominuar.

Gjithçka të bukur e të drejtë shkatërron

për të marrë pjesën e një budallai.

Ai ka depërtuar në botën tonë,

ai jeton mes nesh tani.

Ann Christine Tabaka (USA)

* Botuar nga Atunis Galaxy Anthology 2023, Demer Press

Piktura nga John Hacking, Holandë

Përktheu në shqip: IRMA KURTI

About Post Author