Njeriu për njeriun është ujk!Natasha Ilia Çuro


Homo homini lupus est

(Njeriu për njeriun është ujk)

Proverb latin .

Ujku është egërsirë..

Se ujku ha dele dhinë..

Por nganjëherë s’ka dëshirë..

I ha se pret urinë…

Ju shkon ashtu fshehur..

Është tinzar si një dhelpër..

Për ushqim e gjak i etur..

Për mbijetesë është i egër..

Nga e keqja hidhet në sulm..

E copton ç’i del përpara…

Ha ç’të gjej e rron si mund..

Po me njerzit ka belara…

Nuk gjykon ujku i shkretë..

Truri i tij nuk arsyeton.. .

Copë çikë i bën pretë..

Në natyrë ai mbijeton…

Po për njeriun vallë,ç’të themi..

Që ka ndjenja, tru, e gjykon ..

Më egërsirë është bërë qeni..

Sa dhe ujkut ja kalon…

Zemër ngushtë e i pangopur..

Cmira zilia sytë verbuar..

Si ujku kopesë i vjen rotull…

Gjen rastin i ka gllabëruar..

Mendon se ja hodhi i mjeri..

Kur dikujt i ka bërë gol..

Vë pasuri në kurriz të tjetrit,

Vetja i duket idol…

S’mendon se çdo gënjeshtër..

Një ditë do dal në shesh…

Sado që të jetë,ujk edhe dhelpër..

Se s’ka gjetur ndonjë hundë lesh..

Le disa që shajnë pas krahëve,

E nuk njohin kurrë miqësinë..

Llafazanë u ngjajnë grave…

Urren njeriu,njerinë..

Njeriu është ujk i pabesë..

Të shet të vret për pak lek..

Nuk e di ai i shkretë..

Veten ka djegur e pjek..

Sa i ngjaka ujkut njeriu..

Mizor e i pa shpirt..

Ka në gen egërsi ariu..

Sa ngjaka me dhelpra, minjt…!!

Autore

Natasha Ilia Çuro Greqi

5/1/2023 Ora:10:00

Mund të jetë një imazh i 1 person, balluke dhe syze