- 45 VJET ( 1972 – 2016 ), IKONË E EKSPERIMENTIMIT DHE KËRKIMIT SHKENCOR NË BUJQËSI.
ISUF SHEHI, nga student në profilin bujqësor, në mjeshtër të prodhimit dhe shkencës aplikative bujqësore shqiptare. 4 dekada të punës së tij janë “shkolla profesionale e pazëvendësueshme” e brezave të dijes !
Nga Spasse Thanasi

Një djalë 15- vjeçar nga Gjokaj i Tiranës,me pasionin e madh të arsimimit, në Shtator 1965 nisi “gjurmët” e procesit që do të kishte rrugë të gjatë përpara. Isuf Shehi diplomohet fillimisht “agronom i mesëm” në Teknikumin Bujqësor “Ylli I Kuq” Golem në vitin 1969. Studimet e larta i vijoi në vitet 1969 – 1971 në Fakultetin e Agronomisë në Universitetin Bujqësor ku u diplomua me titullin “agronom i përgjithshëm”. Ndoqi edhe studimet pasuniversitare për Master dhe në vitin 2008 merr titullin “Doktor i shkencave” në fushën e bujqësisë.
Sipas kronologjisë së detyrave të kryera në vite e dekada del se ai ka filluar hapin e parë si agronom i mesëm në NB “17 Nëntori” në Tiranë. Nga viti 1972 futet si specialist në punën kërkimore shkencore në përmirësimin gjenetik të bimëve në Departamentin e Gjenetikës së bimëve pranë Universitetit Bujqësor dhe angazhohet intensivisht, rregullisht e pandërprerje :
- Në punën krijuese të linjave të Misrit
- Në ruajtjen e koleksionit të materialit gjenetik që disponohet
- Në analizat dhe perpunimin e të dhënave për studime krahasuese zonale të hibrideve të prodhuara në vend për disa kultura si misër, grurë,fasule,patate, kikirik, vitikulturë etj.
- Në shumëzimin e hallkave të farës për prodhimin e komponentëve prindëror të hibrideve të misrit ILB.
- Në prodhimin e farës për hibridin e misrit “ILB-42/6; “ILB- 72/4 dhe “ILB – 73/4”
- Në ekstensionin për rajonizimin e formave të reja për hibridet e misrit.
Të gjithanshme kanë qënë gjatë kësaj periudhe edhe trajnimet kualifikuese në Departamentin e Agronomisë me mbështetjen e FAO-së:
- Në vitin 2004 kryen trajnimin “Mbi standartet dhe çertifikimin e farërave”
- Në vitin 2007 kryen trajnimin “Mbi testimin e kultivarëve të rinjë bimor”.
Kjo rrugë e çoi drejt botimeve me karakter profesional dhe shkencor për studentët dhe punës krijuese për hibridin e ri të misrit “UBT-52/3”.
Njeriu i parë që e çertifikoi punën e pasionuar të ISUF SHEHI në Universitetin Bujqësor ishte Prof.Dr. Mentor Përmeti, atëhere Rektor i Institutit të Lartë Bujqësor. Me “bekimin” e tij profesional, ISUFI morri rrugëtimin e vështirë në bujqësi, në studime shkencore dhe në praktika profesionale me studentët e të gjitha brezave. Në 45 vjet aktivitet mësimor profesional dhe diplomime në Universitetin Bujqësor të Kamzës ISUF SHEHI kaloi në duart e tij “plejadën e shkëlqyer” të studentëve ekselentë, që mbeten “krenaria e Universitetit Bujqësor” si : Vladimir Malo, Sokrat Jani, Hiqmet Demiri, Aldi Kraja, Agron Collaku, Robert Magari, Niko Qafoku, Besnik Gjongecaj, Sherif Kuci, Sami Hoxha, Kadri Kyçyku, Ardian Maçi, Nazim Gruda, Enver Isufi, Shpend Shahini, Ndoc Vata, Skënder Varoku, Zef Gjeta etj. Në më shumë se 12 vjet ka bashkëpunuar edhe me Institutin e Bujqësisë në Pejë të Kosovës për punën kërkimore-shkencore të hibrideve të Misrit dhe Grurit në fushat e gjera eksperimentale ku ka marre dhe titullin: “MIRËNJOHJE”