Valbona Çinaj

Njeriu edukatën e vlerat e vërteta
ne familje i merr.
Ne mëngjes sapo nis dita.
Edukatë e vlera, jo s’kane
nevoje për universitet.
E merr nipi e merr mbesa
nga gjyshi e gjyshja,si
dhe nga baba e nena.
Po sa keq qe sot te
rinjtë fare s’te dëgjojnë
ca janë këto gjera pa lidhje
ça po thua ti moj nene.
Sot zilia është ne kulm
nuk e sheh kush dashurinë,
solidaritet njerëzor ka humbur
e mendojnë vetëm për veten.
Zemra as qe llogaritet fare
duan vetëm makina luksi.
Njerëz me edukate e me
kulture nuk te bën o mik
paraja.
Te nderuar e te respektuar
janë nëse makina luksi
e vila kane,se për ta
zemrat ne llogari fare nuk janë.
Sytë lart nga ty o Zot i kam
te vesh dore sa me pare,
se kjo Bote po shkon per ters
njeriu- njeriun po e hane.
Valbona Çinaj