Njësh me valët mbete ti-Luan Sheshi

NJËSH ME VALËT MBETE TI

Njësh me valët mbete ti,

moj sirenë Verë-djersitur,

bredharake në pafundësi,

mbi syprinë qepik-ngritur…

Buza-gaz të puth puhiza,

tek gremiset pa bërë zë,

hovin ndalur nëpër driza,

xhelozimit gjumë nuk flë…

Lot i kripur vlim ndër sy,

drithëron mes paanësie,

breg i shkretë qan për ty,

shkuma rërës ëmbël bie…

Njësh me valët mbete ti,

shtojzavalle shtat-lakuar,

bredharake në pafundësi,

nuri ballit…rrudhët shuar…

Luan Sheshi : 2 shtator 2025…