Donike Rrethej

NJI DITË.
Tan kan me ikë nji ditë…
ashty n’heshtje si kan ardhë,
si ajo mbramja e qetë q’i mbyll qerpikt,
si ai shiu i pranvers q’i vjen e ik n’vrep.
E ti ke me pasë veç vedin ,
heshtjet e detet e trazueme mbrenda tejet,
tufanet e shpirtit , po pra at…
shpirtin tand endacak e t’pandreqshëm.
Tan kan me t’lan nji ditë…
duem a s’duem ,
si vitet,si koha, si jeta q’i mbas nji udhëtimi,
mbyll perdet.
Gjithçka ka me u fikë e at ditë ?!
dëshmitë kan me hesht,
e dëshmitarët e rremë me shkye dosjet,
tuj t’mohue .
E ti?ti ke me ken afër mejet,
vedja jeme,
si dritë ,si forcë ,energji,
si nji melodi e paqtë n’ata mbramjet ,
e heshtna q’i gjithçka para tejet nuk bëbzan,
veç koha t’përcjell përtej.
Edhe unë kam me ikë nji ditë ,
ashtu siç di vetëm unë n’portat e mij jetëve,
kam me lan disa gjurmë ,
me m’gjet ,
se nuk e di ,nuk e di ala se përtej ka nji jetë,
shpirtit ah ,atij shpirtit tem ,
pelegrin q’i endacak ,pa prehje, i pandreqshëm
endet .
O ka me pasë thjesht nji fund..
me perdet q’i bien mbas nji drame!
Tan kena me ikë nji ditë…
tuj shpresue se diku kena me lan nji shpirt,
disa dromca t’tonat dikujt q’i ndoshta kah me,
na kujtue!
n’strajc kena me ja lan me i peshue,
kujtim.
Eh ,kët ,kët pra drue !
Se e di se tan kan me ikë nji ditë prej tejet,
tuj t’ba’e me ditë se ke veç vedin,
e pjesë tanden.