
NJI DROMCË KAQ E VOGËL.
Nji dromcë, asht kjo jetë,
e rame n’pllambën e dorës si pages,
për fajet e pa’bame,
për peshën e lotit e natën e pa’gojë.
q’i hesht !
Nji mbyllje, sysh asht kjo kohë,
e pa’bindun q’i t’vjedh tuj t’përqesh,
për rrudhën e sapo çilun,
e flokun e bardhë ,
e dënesën e nats t’kalueme.
Nji shplakë, e ashpër asht kjo botë,
q’i t’rreh e s’t’len me kja,
t’g’jujzon e duhet me u çue,
tuj dhimbt ala.
Nji grimc , e zhg’jandrret asht kjo natë,
e pa’besë ,e ligë ,mashtruese,
se andrrat ti tret e ti fshin,
ti bjen para tejet veç me i kujtue se ti ?!
je e pa’denj me i pasë.
( ndoshta )!.
Nji pupël ,m’duket vedja ,
kaq e vogël e e madhe kanjiher,
kaq e amël e e idhët,
e butë e e fortë,
si kjo natyrë q’i çmendet kur ti i prek shpirtin,
t’djeg me diell e t’rreh me shi,
n’pabesi.
E unë ?!
Unë jam vedja ,
shpirt i pa’bindun i kësaj kohet t’pa’emën.
E ….
( zemrën e marrë ), temen.
E nig’jova …
i bërtita…
e deshta …
e trueva tuj e lanë mbas mejet n’nadjet e imta,
e n’mbramjet e trishta .
Po !
N’nji anë e lash tuj mos e nig’jue ,po sod ?!
mundohem me gjet paqen …
e e di se nuk ma dhuron ,sta dhuron kush !
Nji dromcë …
e vogël asht kjo dreq jetët,
q’i t’rrëshket kanjiher nëpër gishta,
t’bjen para tejet si nji xham q’i thehet tuj lshue nji gërsitje …shpirtit,
e tuj pritë ,kanjiher me kamb me ta tret koha.
Se koha t’merr e nuk t’kthen ma,
kurrgja.