NJI LULE NUK E SJELL PRANDVERËN.
Nji lule e vetme nuk e sjell prandverën,
nji e vetme zemër nuk e lind dashninë,
nji puthje e rreme e robnon shpirtin,
fjal e pa’thanun s’shkruen historinë.
Prandvera s’vjen jo me nji lule,
dashnija vdes pa zemra n’dy,
e buzët japin veç puthje t’rreme,
kur fjala hesht ,hesht histori.
Ahhh..!
Po si me e sjellë me lule shumë !?
qi dashnija me e marrë n’krahë !?
e puthja don jo dy buzë ma shumë ,
dy zemra qi duhen pa u vra.
N’fakt veç nji lule se sjell prandverën.