Këngë kushtuar Nazim Budrikës
Kto krrajlitë more na u quen n’kamë
Me na coptue o pllamë për pllamë
E me i thanë vend i jugosllavit
Me i vra të tan djemt e vatanit.
Si ta kthej ty vendlindje shpinen
M’thrret vatani o me mbrojtë kufinin
Qysh në KIKË o po na shkon haberi
Mblidhen shqipet n’uniformë asqeri.
Hall të madh ty t’kemi oj Shqipni
Kurr mos me t’lan o ty ndër shkini
Mblidhen burrat e po bajn kuven
N’maje t’KIKES flamurin ta vejmë.
Nazim Budrika luftëtar drangue
S’e lëshojnë pllamen more pa luftue`
N’ball të çetës o more kush na prini
Djal e trim o Komandant Nazimi.
Enver Sahiti 08.10.2023
.