N’mendjen time bredh praruar…Eralda Cuko


N’mendjen time bredh praruar

kacurrelat ti përkund era…

Nëpër ëndrra gjumin shuar,

bukuroshe mbi të tjera…

Sytë e zinj si yje shndrissin,

bardhësinë e borës m’ke…

Ëndrra t’bukura sec mē stisin,

magji e rrallë je mbi ktë dhe…

N’mendjen time bredh praruar,

heshtur,menduar rri të shoh…

Syri dashka t’rrika zgjuar,

gjumë më s’kam, qëkur të njoh…

Sa e bukur ,e ëmbël m’mje,

në mendime thellë m’fundos…

N’timen mendje bredh e fle,

t’bukurat ëndrra po m’i sos…

Flokët e shpupurosur m’i fal mua

bjer e fli mbi t’mijat supe!….

T’zilepset Hëna duke kundruar,

tuat buzë porsi burbuqe….

N’mendjen time bredh praruar,

me ngashërim zemra më qan…

Krejt brengosur e dëshpëruar ,

lumturi pa ty s’po kam…

Eralda Cuko

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe duke buzëqeshur

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 264

Të gjitha reagimet:

12Ajri Ramaj, Godo Mehmetaj dhe 10 të tjerë