(Novele nga pjp)
Gjithsesi mbaruam punën me postën ku postuam për zonjën Nora të pesëmijë $ -rët të ndara në dy pjesë, gjysmat me emrin e saj e gjysmat me emrin tim…
(Më vonë unë u bëra pishman për veprimin që kreva, se mund të kisha problem me taksat e mia, mund të më quheshin para të palincesuara, kur unë vetë isha thjeshtë një pensionist edhe në taksa, mund të isha ose të dilja “fajtor” pa faj.)
Këtë ia thashe ashtu si anës e anës Zonjës, e cila më dha të drejtë.
-Po me ketë sistem ngatërohesh kur të duash,- më tha,- por shpresoj të mos kemi probleme.
Më falenderoi, duke u thelluar në prezantimin tonë, jo nga jemi e nga s’jemi ku banojmë e ku kemi banuar, sa femijë kishte ajo e sa kisha unë, ku kemi punuar e banuar, kur ishim ne Shqiperi e të tjera si këto në njohjen e parë.
Shkëmbyem nr e telefonit,adresat dhe më propozojë të merrja dhe time shoqe ndonjë ditë dhe të takoheshim, për një kafe.
Nuk e miratova propozimin e saj pavarësisht se i thashë për modesti:
-Me kismet, pse jo?!
Nuk më pëlqeu që më tha “merr edhe bashkëshorten e të dalim për kafe” Nga një anë ajo ishte në rregull, por mua m’u duk sikur më fiksoi për “burrë” të “dyshimtë”me që ajo ishte vejushë(?)
U ndamë. Unë hypa në makinën time ajo në të sajën.
Më pas mori disa herë ne telefon, por unë hezitova sinqerisht të vazhdoja miqësinë me të duke e quajtur kohë te humbur dhe pa kurrfarë motivi a interesi shoqëror apo social. Telefonatave te saj i e përcillja me justifikime; jo nuk kam kohë, jo jam i zënë,….ndërkohë ajo kërkonte “kafenë” e premtuar.
Nuk e njihja fare. Madje habitesha që këmbënguli të njihesha sa më shumë me të. E vura re dhe kur ishim në postë që ishte si e dyzuar, e papërqëndruar,e shpërndarë,por mendova se do kishte probleme të shëndetit mendor po e po (qofsha i gabuar),por e pashë ose kuptova se vuante nga ndonjë ankth apo stress,gjithsesi m’u desh të shikoja punën time . E kisha harruar fare takimin me të apo si kisha dhënë hiç rëndësi, kur një ditë të bukur,pa kurrëfarë drojtje u paraqit para shtëpisë sime.
Sinqerisht u befasova për kurajon apo këmbënguljen e saj për të më kontaktuar. Ngela disi i habitur gjithsesi për kortezi duhet të sillesha mirë dhe aq më teper që më erdhi në shtëpi.
E pritëm sinqerisht mirë se s’kishte arsye të bënim ndryshe. E para se ishte grua, bashkështetase pse jo dhe krahinore.
U ul ,zuri vënd mirë e bukur, dhe theu heshtjen sikur të ishim të njohur prej kohës. u vetprezantua me bashkëshorten time dhe me fëmijët.
Pa e qerasur mire e mire na tha se kishte ardhur jo pa qëllim tek zoti PALI, të cilën pati fatin ta njofte një ditë në postë ku po postonte një sasi parash në Shqiperi .
-Erdha sot ta falenderoj, por njëkohësisht të rrefej dhe historinë time… Cila jam nga jam e pse jam? Kam marre vesh se ju dhe shkruani z Pali. Më vjen mirë. Do të kisha qejf të bënit një shkrim në gazetë rreth disa mbresave te mija këtu në Amerikë. P sh, si e kam përjetuar unë qëndrimin tim në Amerike sot e 11 vite rresht.
Historia ime është e tepër e dhimbshme e prandaj mendova ta bëj publike, që t’i shërbejë çdo nëne e çdo familjeje shqiptarësh në mërgim.
Do të më falni për emocionet, por mendova se Zoti Pali, do të jetë njeriu që do të ma lehtësojë këtë dhëmbje, mbas e di që do jetë i vërtetë për sa do ju rrëfej, apo për sa do t’ju tregoj.
Ndoshta do t’u marrë kohë po më duhet t’u them se…..
E nderpreva se m’u desh t’u tregoja familjarëve të mi se si isha njohur unë me këtë zonjë që e kisha takuar rastësisht në postë.
-Pasi u takuam në postë,- vazhdoi ajo,- unë u futa në “Google” dhe bëra të mundur të njihja veprimtarinë tuaj letrare, shoqërore e sociale prandaj mendova se do të më dëgjonit.
Jo për modesti, por i thashë zonjës Nora se unë nuk mund të merrja përsipër të vërtetën e historisë së saj, çfardo qoftë ajo histori aq më keq kur s’jam ndonjë person juridik apo institucion….
Nora këmbënguli dhe m’u lut ta respektoja kërkesën e saj.
-Jeta ime zoti Pali , është për skenar filmi,po të më dëgjonit do t’jua di për nder…
Ngela pa fjalë,Nora e kishte fituar betejën.
Po e degjoj:
