Normalisti shëtitës ’32…
Sipas kujtimeve të shkrimtarit Sterjo Spasse, në Normalen e Elbasanit

…………………………………Nga SPASSE THANASI
⦁ Nisëm udhëtimin me këngë
Në Korrik të vitit 1932
Përshkuam rrugën e vjetër “Egnatia”
Kaluam edhe “Fushën e Domosdovës”…
⦁ Në Qafë Thanë “zbuluam” liqenin
Gjallëri e paanë zemrat na pushtoi
Shkelnim Pogradecin e poetit të madh
“ Vend, o vend ku celi janapi !…”
⦁ Dhe poezia hymnizoi bukurinë
Rreth e qark maleve vrulle të ndezura
Zambakë buzësh dhe lulekuqe
Cipëza të bardha dhe lule përmbi sy…
⦁ Tej liqenit të kaltër
Zogj të shumtë dhe nosite vozisnin
Si puhi pranverore na përkëdhelnin faqet
Dhe zemrën na gudulisnin…
⦁ Brigjet e Pogradecit e të Prespës
Dy binjake kapur dorë për dore
Ndahen nga vargmalet e Malit të Thatë
Përqafuar ujërat në Shën Naum…
⦁ Me këngën “ Gjirokastra me vulë”
U futëm në qytet
Argjiroja plot dëfrime
Na përshëndeti me flamur !…
⦁ Përpara Kalasë madhështore të Ali Pashës
Fantazëm e shekullit na pështjelloi mendjen
Në çast më lindi ndjenja :
“ Këtu ka jetuar luan, e jo Njeri !…”
⦁ Butrinti me mozaik shumëngjyrësh
Tjetër fantazi për kohën thurr
Tempull i gjerë i lashtësisë
Mrekulli me gjashtë statuja
Gurët e mëdhenj shkallë – shkallë
Njeri me tjetrin të puthitur bukur…
⦁ Pastaj dy tempuj të tjerë
Shtylla guri me mozaik
Secila ka historinë e vetë…
Butrinti nuk përshkruhet
Cdo hap e histori, çdo hap e bukuri !…
⦁ Vlora e mahnitshme…
Me det të mrekullueshëm
e pyje me pisha….
Me burim ujëftohtë
Si qashtër e madhe resh…
Në majë të kodrës , Kanina
Është si një ballkon
Këtu Ismail Qemali
Projektoi festën për mëmëdhenë !…
⦁ Në Durrës vizituam limanin
Vilën mbretërore pamë
Një mbretëri ujërash nga deti
Me stoli mbushi sytë tanë !…
⦁ “Dhe ke ti do të vij, moj Shkodër !…”
Kënduam rrugës këtë këngë
Për Kalanë dhe Liqenin
Thurrëm tjetër këngë…
⦁ Vёshtruam DRININ Plak e tё pёrmallshёm
Qё po mburon prej liqenit tё Prespёs
Valёzat gurgulluese tё ujit shprehnin
Tё nesёrmen e pёrjetshme !….