Nostalgji-Blerta Basha


Blerta Basha

NOSTALGJI!

Kujtoj me nostalgji dashurinë tonë të pastër

Më vijnë në mendje kujtime plot magjepse,

Ditët e netët që bashkë kemi kaluar me lumturi,

I kam të shkruara me bojën e shpirtit tim,

Në zemër kam vendos ditarin me kujtime.

Sa mirë që egziston ti në ket jetë diamand,

Me ty e shoh botën plot si ngjyrat e ylberit,

Ndjehem sikur jam zog e krahët do hap me mall,

Në hapësirën e pafundme do fluturoj shumë larg,

Me ty do ngjitem lart, dhe në qiellin e shtatë.

Pafund më lumturon prania jote gjithmonë,

Fjalët e tua të ëmbla si sherbeti i bakllavasë

Dashuria e pastër si uji i bekuar për mua,

Është shtim jete ç’do sekontë që jetojë ,

Me ty kam gjithë pasurinë e botes që egzistonë.

Fytyra jote simpatike,si hëna e bardh që ndriçon,

Buzët e tua të ëmbla si qershia më drithërojnë,

Dashuria jote e zjarrtë si dielli i beharit që djeg,

Fort kët zemër ma shtrëngonë e ma thith si magnet,

Me ty ç’do çast është dashuri e nostalgji përjetë!