Nostalgji dhe krenari-Nexhat Nallbati


Që të jesh pak nostalgjik,

S’duhet të kesh as turp as frik,

Të kujtosh vlerat e kohës së shkuar,

Nuk është aspak rrugë e gabuar.

Të njohësh dhe të flasësh për të vërtetën ,

Nuk do të thotë që je me të vjetrën ,

Sistemi i vjetër,për shumë gjëra duhet kritikuar,

Por realiteti dhe e vërteta s’duhen mohuar.

Ka patur të meta dhe mjaft gabime,

Por nuk mohohet puna dhe jeta sublime,

Në gjithë atë mund e punë të bërë,

Ka sakrifikuar një popull i tërë.

Gjithë ajo punë s’u bë ashtu kot,

Por me objektiva,dëshirë e vullnet plot,

Brezi ynë ndjen kënaqësi e krenari,

Për punët e gjurmët e lëna në rini.

Kur ato punë ne sot i kujtojmë,

Respekt dhe mirënjohje për brezat tregojmë,

Aty këtu bëhet goxha zhurmë dhe presion,

Të harrohet e kaluara ,ajo mos kujtohet sot.

Brezi i vjetër,ka nostalgji shumë ,

Sepse ai vërtet ka bërë mjaft punë,

Këtë se bëjmë për t’u lëvduar e mburur,

Por si detyrim për brezin, që të kaluarën s’ka njohur.

Historinë e çdo vëndi,njerzit e bëjnë,

Jo me fjalët e thëna, por me punët e bëra,

Brezi ynë, ka diçka për të thënë,

Për të flet puna dhe veprat që kemi lënë.