Nostalgji- Radian Lipo


Unë nē fshat dikur jam rritur.

Deri sa u bëra burrë.

Dhe oxhakun ku kam lindur.

Nuk e kam harruar kurrë.

As minderin ku kam fjetur.

Në gjithë fëmijërinë time.

Ka kam qarë e ku kam qeshur.

Kam kaluar shumë kujtime.

As djepin që më përkundi.

Ku jam lidhur kopanec.

Edhe supet ku jam mbajtur.

E sodisja kalipeç.

As Mënin, “parajsën” tonë.

Degën ku lidhej litari.

Për të luajtur pilikunxh.

Kush e kush të ish i pari.

As Kavakun, Çezmën tonē.

Ku frymën ndalnim me vrap.

Dhe laheshim këmbë e kokë.

Kur behari ndizej vapē.

As topin, leckën bërë top.

Dhe sheshin ku luanim zbathur.

Ku i bënim këmbët copë.

Pa opinga pēr ti mbathur.

As bukēn, bukēn e ngrohtë.

Tek dyqani radhën mbanim.

Dhe kur na binte nē dorë.

Gjatë rrugës gjysmën e hanim.

As dimrin, dimrin e ftohtë.

Kur mes shiut rrugën çanim.

Ku në baltë ngecnin opingat.

Griseshin dhe neve qanim.

As shkollën, shkollën e vjetër.

Ku bangat mezi na mbanin.

Dhe kullonin rrobat tona.

Se nuk kishim me ç’ti thanim.

As mësuesin tonē të dashur.

Që mundohej por më kot.

Kur na shihte qull të lagur.

Sytë e tij mbusheshin lotë.

Nuk di çfarë të shkruaj më parë.

Më vërtiten shumë kujtime.

Kush më shumë e kush më pak.

Gjendet në poezinë time.

Sakrifica pa kufij.

Kohē e mbytur në tollona.

Na rritën plot dashuri.

Të pamposhturat nënat tona.

Nënat tona heroike.

Gra fisnike e të zonja.

Përballuan ato vite.

Dhe vërtetë kanë qenë shqiponja.

Shpesh marë rrugën për në fshat.

Sepse malli më kaplon.

Veç atje ndjehem rehat.

Dhe qetēsia më pushton.

Ec gjithë mall nëpër shtëpi.

Dhe çdo hap kujtime sjell.

E sodis me nostalgji.

Sot mē duket si kështjelle.