Nostalgji-Ruzhdi Keraj


NOSTALGJI

Shpesh ece neper dy rruget ma te bukura te Tiranes ,rruga e Liceut dhe Institutit te arteve qe me lidhin kujtimet ma te bukuŕ te rinise teme

Liceu shoket pedagoget ne ato shkalle ecte Ramadan Sokoli Abdurrahim Buza Sadik Kaceli Ymer Skenderi neper ato shkalle ngjiteshim artistet e rije te se nesermes,neper dhomat e ftofta ne katin siper ishin fjetoret e poshte menca ku vrapojshim te uritun me ngope pak barkun ,aty fillum me ndje si rreh zemra dhe si netve nuk te xen gjumi se ta rremben vajza qe ti ke fillu me e pikturu ne tabllon tande dy figurshe une dhe ajo.Aty linden notat e para vjershat e para qe moren rrugen ashtu kadale neper ato frymzimet e para te dashurise.Mramjet e bukura dridhja e lehte e flautit ne buze prej emocineve ne konceret e provime.Vite malli ,shoqnije te bukur dhe nisja e rruges per diku ma nalt tash ishim ma te rritun do te delshim ne nji bote ma te lire pa kujdestare dhe heqje batanije e te bertituna nadje dhe lanje pa darkre se nuk ishe ne orarin e studimit. Erdhi shkolla e nalte.Dera e madhe shkallet ,poshte ne katin e pare nji dere pak e hapun dhe ndihen provat e orkestres simfonike ngjite disa shkalle dhe futesh ne sallen e madhe te shfaqjeve te operes ,ngjitesh edhe do shkalle diku ne fund te koridorit asht klasa ku te pret profesor Gjosho me cingaren ne buze.Studentet vrapojne neper dhoma ,piano ,violine ,violincel ,siper ndigjohet nji daulle jane valltaret e operes pregadisin baletin e pare Shqiptar Halili e Hajrija ,te kompozitorit Tish Daia ne mramje disa student marrim pjese si figurant ne balet .Nga nji klase Kujtimi shoku I jem me kerkon ndihme me shty nji piano e me e fut te banja qe ishte mbylle e nuk perdorej.Aty do te rrinte me ore e me dite kompozitori shoku I jem Kujtim Laro.Pedagoget e mrekullushem Hamideja ,histori muzike kompozitoret e mdhej Çesku Tonini hej sa kena qesh me profesor Toninin qe na priste te dera e shkolles dhe ngjiteshim me vrap nalt se nuk na lente me bisedu Alqi qe studionte ne korridor obo profesori donte me I diftu barcoletetat e reja qe kishin dale ne Shkoder.Ece dhe kujtoj ece shpesh ne dy rruget ma te bukura te Tiranes rruga e Liceut dhe Institutit te arteve dhe kujtoj me rrespekt pedagoget e medhej dhe punen e madhe neper ato banka e auditore!