Nostalgji te fontana-Sami S. Shatri


Natë e heshtur, kah mes’nata

po kaloja ka fontana

bënin dritë, yjet e hëna

nostalgji, ish te fontana!

Eci rrethit, me ngadalë

ca kujtime, vite më parë

si student, djalë beqarë

me banim, n’konvikt përballë!

Po si ishte, ky vend at’herë

me ujë t’kthellët, aty në mes

trandafila, t’kuq për’rreth

vend i bukur, vend i blertë!

Ah fontanë, fole dashnie

vend i rrallë, pikë takimesh

buzë e sy, tok me konvike

puthje e parë e shumë të rinjëve!

Ishe vetë, kopshti Edenit

Zonjë e parë e Kryeqytetit

po n’këtë natë, dukesh e mekur

pak e zbehtë, por prap e qeshur!

Prishtinë.