“Nqs mendon se mundesh apo nuk mundesh , ke të drejtë në të dyja rastet”


“Nqs mendon se mundesh apo nuk mundesh , ke të drejtë në të dyja rastet”- Henri Ford
Ja si e shpjegon nga ana biologjike këtë shprehje Dr. Artemisa Gogo, një mjeke dhe kërkuese shkencore në Universitetin e Bernës,Zvicër. Sipas saj sistemi ynë biologjik do të na mbështesë në cfarëdo vendimi të marrim. “Kur ne i shmangemi asaj që na frikëson trupi bie në gjendje viktime dhe mbijetese , në këto kushte prodhohet kortizoli dhe adrenalina të njohura si hormonet e stresit. Këto kimikate na stimulojnë për të luftuar apo ikur nga situata. Në shoqërinë tonë ne zakonisht ikim nga ajo që na tremb.” Po cfarë ndodh më tej? Doktoresha thotë se aktivizimi i hormoneve të stresit ul funksionin e kortexit prefrontal që do të thotë se pjesa logjike racionale e trurit tonë caktivizohet, pra : “ti je i paaftë për të dhënë një vlerësim të saktë të shqetësimeve të tua dhe ato shfaqen më reale. Sepse pjesa e trurit që supozohet të të lajmërojë se këto shqetësime janë irracionale është caktivizuar. Kur ne i shohim imazhet apo pikturat me sytë e mendjes ato janë thjesht imazhe të trurit dhe jo jetëkërcënuese. Në këtë mënyrë ne mund të vendosim të mos jemi viktima dhe të përballemii me frikën tonë. Kur ne përballemi me të neurofiziologjia jonë do të na mbështesë duke prodhuar dopamine dhe opiume endogjene.” Pra nuk do të jemi nën pushtetin e trurit “zvarranik”, por do të mbetemi të vetëdijshëm me pjesën e aktivizuar racionale të trurit. Kjo shpjegon funksionimin e sistemit tone Biologjik trup-mendje. “Cilëndo mënyrë që të zgjedhësh sistemi yt nervor do të mbështesë”. Jetëndryshues ky shpjegim apo jo?

Nga Hortenca Alimucaj