NTINA MILLO
PËRKUSHTIM ( ΑΦΙΈΡΩΣΗ)
Merrini pra, ua sjell prej Dropulli,
prej vatrave të shenjta
të tokës sime..
Aty ku shkel dhe shpërthen lule
një zambak dhe një det
i tërë lulëkuqesh
mbirë prej gjakut të shpirtit.
Atje ku vallja shpështjell shaminë
dhe bëhet një gajtan ylberi.
Atje ku çdo shami është
bardhëllore dhe njëkohësisht
e zhyer prej derteve të mërgimit,
që ngjeu lumenj dhe dogji zemra.
Atje ku dhe çdo gur mban një dert,
ku çdo shkëmb mban bustin
e një heroi dhe një shenjtori.
O Dropull, nëna ime e ëmbël,
nënë hallemadhe ,
më piku malli për ty.
Merrini, janë zëmbakë të shpirtit tim!
Këtu festova ahengun
e ëndrrave të jetës time
dhe lotët m’u bënë zogj.
Zogj që të cicërojnë këngët
e një pranverë të pashpresë.
Kurse meraqet m’ u bënë pemë
në vallen e kohës.
Merrini,
janë trëndafila dropullitë,
guri i durimit
ku mbështetem mbrëmjeve.
Janë diamante që ranë
prej veshjes së nuses.
Merrini të kundërmojnë ditët tona!
Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 450 n.m. α.
