Nuancat e lotëve të mi-Sherife Allko


Binte shi,

unë dënesja si era e marrë.

Shpirti qe lënduar

nga buzët që nxorri fjalët.

Shiu që ra prej kupës së qiellit,

depërtoi në mua deri në eshtër .

Zemra u ftoh si metali,

nuanca magjike më nuk dhuroi.

Binte shi, shi që shpërndante trishtim

dhe Ti shihje me qetësi

lëngimin e lotëve të mi .

Lëshova britma drejt kupës qiellit:

Mos bjerë më, o shi,

se bota të pa!

Lëri të shohin njëherë të vetme dhe lotët e mi.

Janë lotë me nuanca më të bukura se të tuat,

lotë që kanë tinguj dashurie,

që ringjallin në goditje mëndje të lodhura…

– SH.A

04.09.2023

Mund të jetë një meme e 1 person dhe teksti