Nuk bëhet stani me lepuj-Bilbil Murataj


NUK BËHET STANI ME LEPUJ

Vjen e thëna që ndër shekuj,

Nuk bëhet stani me lepuj,

Dhe me derra bëhet stan,

Po jo me politikanë …

Stanet bëhen me bagëti,

Bëhen me dhën e me dhi,

Është thënë dhe më parë,

S’bëhet stani me gomarë …

Ndaj kemi ngelur pa stan,

S’bëhet stani me hajvanë,

Si për tanët dhe të huaj,

Nuk ka çoban që t’i ruaj …

Çfarë të shkruaj, të mollois,

Lepuri ferrën ka për fis,

Këta lepuj që kemi ne,

Janë lepuj hergjele,

Bredhin livadh e korije,

S’u ndjenë kurrë zot shtëpie.

E hëngrën gjithë çairë,

Se u ndjenë si mysafirë,

Kjo lojë do vazhdojë gjatë,

Gjersa pyllit t’i vëmë spatë.

Mos ketë pyll e korije,

Ku lepujt të rrinë në hije,

Kam besim, vetëm atëherë

Burrat do të kenë vlerë.

Populli do marrë frymë lirisht,

S’do të ketë lepur pa bisht,

Kur të vrasë lepur veshgjatin,

Populli vetë do vendosë fatin …

Qoftë të egër, qoftë të butë,

Stani me lepuj është një mut …