Nuk di ç’ të them-Mimoza Maria Ajdhoni


Nuk di ç’ të them

Përse nuk di ç’ të them kur më shikon kështu?

Të përfundoj vargjet pa bërë ndonjë gabim?

Në botën e përhumbur të simboleve,

përjetoj zhvendosjen e Unit tim.

Më dehin ata sy, si verë e vjetër,

shkëndija zjarri ndezin qënien time,

mendimet i përpin flaka e tij,

ca fjalë të mbetura vetëm si jetime.

Dhe unë lëkundur mes pavendosmërisë,

i lutem zemrës tënde t’më ndihmojë,

duke lundruar në një det hezitimesh,

shpresoj që heshtjen time të dëgjojë.

( Shkëputur nga libri “Labirint”, poezi, SH.B. MUZGU, 2023)