Nuk dita të shkruj…Ildije Xhemali


NUK DITA TË SHKRUJ. . .

Nuk dita të shkruaj

për nënën

Nuk dita ta falenderoj:

për jetën

që më fali,

për qumështin

që më mëkoi,

për udhët

që më shtroi,

për dashuritë

me të cilat

më jetësoi,

për vitet

që sakrifikoi,

për gëzimet

që shkelmoi

të më rrit mua,

për trup e shpit

që i plaku

rininë

për t’ma falur mua.

Dhe unë

egoistja, mosmirënjohësja

e quajta

detyrim të saj

që GJITHÇKA

bëri

për mua:

detyrë e saj!