Nuk di…Zymer Mehani


Zymer Mehani
Nuk di…
Nuk di të shkruaj pa ndjenja vërtet
As di të dashuroj pa zemër unë vetë

S’di as të këndoj nganjëherë
As të lëndoj ndonjë zemër t’mjerë

Dua t’i mashtroj stinët me dalldi
Të shoh gjithmonë dritë, jo terr t’shkretë

Dua që njerëzimi të jetojë në dritë
Pa halle e brenga, sa të rrojë n’këtë jetë

Dua që urrejtje të mos ketë vërtet
As kufij dashuria, jo kurrë të mos ketë