Nuk do tё hapja:”Kutinё e Pandorёs!Nga Dr Selman Mëziu


                                                   Skicë

  Salla e akademisë ra në qetësi. Ajo ishte mbushur plot, nuk kishe ku të hidhje mollën mbret. Intelektual e studiues dibranë, kishin drejtuar organet shqisore drejt  presidiumit. Ato përthithnin gjithçka në hapësirën e hijeshuar nga pjesëmarrës të moshave të ndryshme. Secili përpiqej të kuptonte  nga buçetat e  fjalëve, ligjërimeve për shkrimtarin, studiuesin  dibran, Xhafer Martini. Zemrat qoheshin peshë. Krenaria po i ngjitej Korabit. Elsa Bitri me zërin e holle e veshjen elegante thirrte folësit që secili zbulonte pjesëza të jetës e vlerave të krijimtarisë së tij.

    Piktori Zaim Elezi me pikturën portret, emocionoi shkrimtarin tonë. Gjithë secili shprehte mirënjohjen edhe me një buzëqeshje apo shikim zhbirues e të vëmendshëm drejt trupit  e fytyrës së tij bardhoshe, me ato flok bardhësi bjeshke Korabi  Pati zgjatje. Edhe përsëritje nga ish nxanës të shkrimtarit me veprimtari gjysmë shekullore.  Kuptohet janë të pa shmangshme te personalitete të tillë, të cilët meritojnë shtatore diturie, por edhe ma shumë. U mbyllën diskutime me shumë finese. Dukesh se kish ardhur koha për pushim e vazhdim programi. E sigurisht dikujt i mbeti diskutimi në xhep ose i projektuar ne hojet e trurit. 

     Prandaj unë vendosa ta skicoi në këto radhë të këtij shkrimi. Një zarf me disa fletëza të vockla shënimesh. Kuptohet shkruar me stilograf.  Mbetur në arkat e nanave në shtëpinë time në Fushë Muhur.  Pastaj erdhën në Valias. Në trojet e shtëpinë e re.  Mirëpor as këtu, nuk ngulën rranjë. Fluturuan mbi kodra e fusha të shkretueme nga tsunami demokraci shqiptare. U ndalën në Firence.  Besomëni ishin shkruar këto shënime në letrën prodhuar ne Lushnje. Aty prodhohesh letra. E riatdhesohen për t’u bamun sistemi eshtëror i nje diskutimi. Tanima po hap një zarf të thjeshtë jo kutinë e Pandorës.

   Kureshtar lexues. Mos u habisni. Ne fillim të copëzës se parë është shkruar: ‘’Sot dhe nesër.,, Roman. Xhafer Martini. Data 13. 11. 1983.  Fjalën e parë që e shkëputa: ara e kumulloreve,  shprehja ‘’Lumi i bardhë si një fashë e madhe drite.,, Tjetra nga fundi. ‘’Ngujimin e traktorit,,  dhe ‘’gjethoi pena e besimit dhe e mirënjohjes.,,  Medoemos janë shumë e shumë fraza e fjalë që unë në atë kohë në moshën njëzetë e shtatë vjeçare, zgjodha dhe i shkruajta. Por dikush do të pyes: Përse valle gjithë ky mundim? Ne ishim brezi që donim deri në kokrrizat e pjalmit të lules dituri, romanet, poezitë, tregimet, aromën e fshatit dhe pasurinë gjuhës tonë dibrane.  Dhe unë kështu i shkruajta dhe i mbajta për ma se 40 vjet. Kuptohet me ndërrime trojesh, mikelim syrgjinosjesh.E ato më duhen përsëri se janë kujtesa e dibranëve, kopstijet e diturisë të përjetësuar në librat e shkrimtarit tonë. E mendova t’ua bej të ditur juve të respektuarit flokëthinjur, neve pa flok por të zbukuruar me disa  rrudhëza në fytyrë.  Si dëshmi e punës tonë kërkuese e përvetësuse në hojet mjaltëmbajtëse të jetës dibrane. E po në këtë muaj u botua edhe një shkrimi im vlerësuese në gazetën ma të madhe letrare të asaj kohe ‘’Drita.,,

   Ne poezinë ’Dibra,, botuar ne Almanak  1969 shkëputa për juve pjesëmarrës në sallë pak rreshta, nga fundi i saj: ‘’Po i jap fund kangës sime: Nesër ndonjë tjetër do të këndojë  ma bukur se unë; se ne ta kemi borxh, kangën dhe jetën e t’i veç lulëzofsh Dibër

   Ky ashtë poeti, shkrimtari, studiuesi Xhafer Martini që në ato kohëra në moshën e rinisë shprehte urtësinë, mençurinë, largpamësinë, thjeshtësinë, duke ia paguar borxhin vendlindjes me krijimtarinë e tij shume gjedhëse.  

                Mirëpo Dibra e Poshtëme sot, ma shumë se kurrë ka nevojë për ndihmën e të gjithëve. Ajo, shkrimtar i nderuar i ka futur dibranët me ‘’krye në hi,,  Ajo përkundrazi asht shkatërruar. Ajo përkundrazi ashtë dhunuar. Ajo përkundrazi kërcënohet nga tajfune shkatërrimtare, zhdukëse një herë e përgjithmonë. E ne të gjithë në këtë sallë i jemi BORXHLI DIBRЁS TONЁ TЁ DASHUR. Prandaj duhet të ecim në shtigjet e mësuesit, profesorit, shkrimtarit, studiuesit Xhafer Martini. Ndryshe do t’i mbetemi borxh Dibrës tonë të Poshtëme, luginës së Drinit të Zi, në jetë të jetëve. Sigurisht historia do na mallkoj. Bereqeti, buka  e Dibrës do të na  mbetet si një kockë në fyt. E mallkimi i saj do të jetë edhe fundi ynë i turpshëm.

  Dibrani S. MEZIU