NUK DOJA TË LOTOJ
Kam menduar se’di të qaj
Sa herë loti më ka tradhtuar
Kur më bie ndërmend ndonjëherë
Një herë iu drejtova asaj
-NËNË, të bëj be, pash mua
Dua t’më tregosh, sa herë
Ty, moj zemër t’kam hidhëuar?!
-Pasha mua e pasha ty
Nuk mbaj mend, moj bija ime
T’lutem, mos m’bëj be kurrë mua
Në gjirin tim që t’ kam mëkua’
Mu n’atë gji, moj bija e nënës
Që e le vetë pas dhjetë ditësh
Ngase nëna s’pat ç’të jipte
E t’ushqej, moj rreze e dritës!
Ishin kohërat, mori bijë
Kur jetonim në varfëri
-Nuk e di, a do t’mundem, nënë
Mundin tënd për ta shpërbly’
-Nuk kam bërë mund për t’ma kthyer
Veç t’i shoh bashkë fëmijët e mi
Edhe n’ vdeksha, mos më qani
Bashkë, kur t’jeni, n’mend t’më mbani
Sa mirë- bashkë motër e vëlla
Eh, të ishte gjallë nëna për t’ na parë
Eh, sa shumë do t’ishte lumturue
Me merak n’ atë botë pat shkue
Morëm rrugën për n ‘mërgim
Një në Lindje e tjetri në Perëndim
Nënë, na u kthyem k’tu të jetojmë
Por ti s’ je më në mesin tonë