Nuk dua ti burgos,asnjëherë krijimet e mia-Vilson Mersinllari


——————-

Nuk dua ti burgos,asnjëherë krijimet e mia.

kyçin atyre,që minutën e parë t’ju ve

ato të mos lexohen,fare nga njerëzia

për mendimin tim,një -shije-te keqe me le.

Që është e drejta e tyre,këtë unë e di

por këtu kuptim,poezitë nuk kanë fare

po nuk u lexua vargu,nga cdo njeri

për mendimin tim,të mbyllet një dritare.

Lere të fluturojë e lirë,ti poezinë

të iki nëpër botë,lere të marri dhenë

apo ke frikë,se të marrin autorësinë ?

edhe sikur ta marrin,prapë për ty ja vlen.

Sepse je ti ai,që ke shkruar këtë poezi

dhe pronar i saj,nuk mund të bëhet kur,kush

dhe sikur te guxojë,ta privatizojë njeri

poet atij në botë,nuk mund ti i thotë askush.