Nuk dua:Valbona Kolaveri


Nuk dua

Nuk të le të mendosh për mua
As në më të voglat iluzione

Kur vargëzimet e tua
Nuk përkojnë me të mijat

S’ke pse lodhesh të mendosh
Nëse për ty nuk vlej

Lere mos u lodh me mua
Rrugën tënde gjej

S’ke kohë të mendosh për veten?
Ditët janë të shenjta

Larë në të vërteta hyjsh
Rrimë unë dhe ti

Në peshore të shpirtit
Mos mē mangëso

Nuk dua gjygjësi prej askujt
Kujt nuk i përkas

Aq më tepër nëse po
Nuk dua gisht të bjerë mbi mua
Për asnjë arsy.