Nuk e di “nënë”nëse të fala…?!-Fatbardha Zirka Menaj


NUK E DI “NËNË”NËSE TË FALA…?!

-Nuk e di “nënë “nëse të fala….?!

Kur kërkoja syt dhe buzqeshjen tënde ..

Dhe e rrembeja ,në njerëz të huaj

Shtërngoja duar, se doja të ndjeja të tuat duar

Nuk e di “nënë “nëse të fala….?!

Kur digjesha, nga zjarri në temperaturë

E dridhesha nga ethe, thërrisja…

Nënë o nënë , më sillë një pak ujë !?

Nuk e di “nënë “nëse të fala…?!

Kur bota e mistershëm më frikësojë

E ëndrrat mi ngjyrosi, skrropë në të zezë

E loti ngeli rrepile në faqe ,su fshi nga e jotja dor

Nuk e di “nënë “nëse të fala..?!

Por s’të mohova asnjë herë

Klithma e shpirti, thyenin mendimet

Dashuri për ty ,më thoshte: Është e jotja nënë

Nuk e di “nënë “nëse të fala…!?

Në emrin tënd “nënë”,bëra të vetmin betim!

Nuk do ti braktisja kurrë ,fëmijët e mi

Sikur gjaku imë të ishte, i vetmi ushqim për ta.