Nuk e di nëse Janko Pali (Qeparoi) është shpallur qytetar nderi i Himarës dhe i qarkut të Vlorës?


Nje “sms” e koment- Viktor Bakillari.

Nuk e di nëse Janko Pali (Qeparoi) është shpallur qytetar nderi i Himarës dhe i qarkut të Vlorës, po ai meriton një përmendore të madhe edhe në Himarë, edhe në mes të Vlorës.

Burrave si Janko Pali që, me horizontin, kulturën, shumëgjuhësinë, kontributin që kanë dhënë në arsim dhe në kulturën shqiptare, duhet t’u jemi të të gjithë mirënjohës, pak rëndësi ka nëse je nga Himara, nga Sk. apo nga Tr.

Brenga e tij më e madhe ka qenë vjedhja (përvetësimi paturpësisht, plagjiatura) e paskrupullt që i kanë bërë fjalorit të tij të madh shqip-frëngjisht, për të cilin, në dijeninë time ka shkruar edhe një elegji tejet të dhimbshme.

Mjeshtri i arsimit dhe i kulturës shqiptare Janko Pali është simbol i shqiptarit të gjithëditur dhe të virtytshëm.

U kujtofshi dhe qofshi përjetë i paharruar Juve dhe dhe vepra Juaj o “Mësues i Merituar”!