Nuk e di pse…Vilson Mersinllari


———————-

Nuk e di pse,në jeten time mua poezia

më ka kapur ajo,më ka marrë me vete

nuk e di se çfarë pëlqeu,tek unë mavria

dhe më do kështu siç jam,pa -salltanete-.

Sikur të më donin të gjithë,siç më do poezia

ndoshta do ndjehesha unë,më i lumturi në botë

zemërmirë tregohet ajo,kur më hipën çmënduria

nuk të do njeri sot,të mendosh është e kotë.

Por edhe unë ndër vite,poezinë se kam ndarë

në rrugë dhe pa rrugë,kudo bashkë kemi ecur

kur kemi patur pengesa,prapë nuk jemi qarë

deri sa te kemi jetë,bashkë kemi për të mbetur.