Nuk e pashë Trojën,Enea-Vaso Papaj


Trojën nuk e pashë atë ditë, Enea,

Megjithëse i kalova fare pranë.

S’ doja të shihja një qytet të vdekur.

Vallë, për një grua ishte bërë kurban?!…

Po kioskat në rresht suvenire ofronin,

E bleva një kalë edhe unë, gjithsesi.

Ata kuaj më dukej akoma mashtronin.

Veç dy euro. Sa lirë, më e madhja pabesi!…

I ngjante kështjellës me vrima e kamare

Një kalë kuqalash me qeramikë të pjekur.

Sa e bleva, bir, e hodha tej, për fare,

S’ do t’ merresha kurrë me qytete të vdekur.

As ti mos u merr me ta, asnjëherë.

Shpëtove, ah, atë natë të pafund .

Mes flakësh që rrotull villnin veç tmerr,

Do të ngrije dhe ti një qytet tjetërkund.

Nuk e pashë, Enea, Trojën e vdekur,

Mos e shih atë asnjëhere edhe ti

Por as kalin me qeramikë të pjekur

Në kioska suveniresh kurrë mos e bli.

*Djali im që mban emrin e princit Trojan

Mund të jetë një imazh i monument

5Gori Stafa dhe 4 të tjerë