Nuk ka qënë aspak e lehtë për mua,
Për t’ia thënë dikujt fjalën të dua,
Në jetën time s’jam nxituar asnjëherë,
Me fjalën të dua kam qënë i kursyerë.
Dyfjalëshi të dua, është tepër magjike,
Brënda tyre ka një mardhënie dypalëshe,
A mundet t’i thuhet të dua, njeriut me cene dhe vese ?!
Që di vetëm të shajë,përçajë e mbjellë urrejtje !
Fjala të dua, ka shumë kuptime,
Ajo s’ka të bëjë vetëm me dashurinë e jetën intime,
Është artikulim i një ndjenjë të brëndëshme,
Që nuk është spontane por mbetet e përjetshme.
Kjo fjalë përdoret vetëm kur krijon bindje,
Kur ekziston vërtet një dashuri reciproke,
Fjala të dua nuk mund të jetë kurrë e plotë,
Kur jepet ashtu kot, pa patur asnjë provë.
Në botën që jetojmë dhe ditët e sotme,
Vihet re një fenomen, që është tepër serioze,
Njeriu pa vënd, ashtu kot e thotë fjalën të dua,
Hipokrizia të vret ty, ajo më dëmton dhe mua.
Me këtë fjalë s’duhet abuzuar kurrë,.
Për t’a thënë atë duhet menduar shumë,.
Thelbin e kësaj fjale mos e shpërdoroni,
Jepeni kur duhet,dashurinë e vërtetë forconi.
1 Gusht 2024
Nexhat @ Nallbati