Nuk flet-Besa Januzi-Rexhepi


Nuk flet

E sëmurë, nuk mundet të flas,

Motra ime o shpirt e zemër,

Zemrën ma bëre copë e grimë,

Çdo ditë tretësh si qiriri!

Për herë të fundit kur të pashë

U mërzita shumë, ti flisje pak,

Kurse tani pas një viti,

as zërin s’ta dëgjoj.

Sikur koha kishte ngecur,

asnjë përmirësim s’e pate,

Më dhemb shpirti, më qan zemra

ta dëgjoj zërin, malli po më vret.

Sa vështirë e kam të shoh kështu,

Nuk e di a je e etur apo e uritur

Ndoshta ndjen edhe dhimbje,

Ajo nuk flet, sepse nuk mundet.

Shikon e nuk flet, si një foshnje,

E pafajshme, e pafuqishme,

Me sy të venitur, e zbehtë si një bimë!

Vetëm shpresa e mban gjallë.

Ky kurbet na ndau në rini

Larg shumë larg nga njëra-tjetra

Me zemër e me mendje jam te ti,

Do të vij një ditë, shpresoj se të gjej!!!

1 korrik 2024