Nuk i bëj plagjiaturë Zotit…!Ardian Muça


Nuk i bëj plagjiaturë zotit..!

Kjo nuk është pikturë,po një katrahurë.

Se di nga e gjete këtë dreq piktori?!

Më duken nuret e tua,s’i një gravurë.

Me sharm’ e eliksir,s’i dredhëz sallatori!.

*

Pa më thuaj,kështu të pa,ai dreq piktori..?!

Apo nga turpi,hiret me dorë i mbulove?!

Çfarë fati pati dreqi,po sa keq të nxori?!

Ndoshta u deh dhe me hiret e tundove.

*

Më mirë beso tek poeti dhe poezia..!

Poeti me fjalët e muzës,të bën pikturë.

Poeti përjetëson portretin,që ka bër hirësia.

Dhe s’i vjedh penelin zotit,të bëj plagjiaturë..!