Duke bërë monolog me miken time Dr. Besa Kadriu
NUK JAM E KOMPLETUAR
Unë s’jam e kompletuar
As në llafe as në të shkruar
Aty fshehur struket bukuria
Unë s’jam e komplikuar.
As në fjalë as në muhabet
Asgjë s’më ikën pa e kuptuar
Përveç gjërave që iu shmangem vet
Unë lexoj vetëm në sy.
Nuk besoj në llafe shumë
Unë ndjej në frymëzim
Ajo ndjenjë më jep kuptim
Unë besoj në ndjenjat e mia.
E dëgjoj zërin nga zemra
Pyes ndjenjën nga është e mira
Dhe vendos çka më thotë mendja.
