Edlira Llukacaj

Nuk jam tuj ikë kët’hèrë, nànë!
Nà s’ikim-
Veç àsht jeta si na merr zvârr,
Si mà pàr…
Nà, tuj u mbajt me thonj e me dhàmbë
E koha, pa prà tuj na nxjerr jàshtë,
Tuj mos na nxànë…
Un s’dita mè lujt, as me u përshtàtë,
As me andrrù veçse për pak;
Botën mbajta n’shpirt
E bota mu n’kràh
Jo, nuk jam tuj ikë, nànë!
N’trup, shpirtin dyfish
E n’shpìndë, pèshë e plagë
Që s’di kàh i kam,
Këtë hèrë munden me ikë tàn
Qyteti mundet me u zhbà,
Njerzit me u bà film,
E ngjarjet, kàng…
Un,
Veç po shof njihèr prej larg,
Nuk asht ikje, nànë…
