Nuk ka faj ai që”vret”,por ai që”vritet”-Nga Përparim  Hysi


Nuk ka faj ai që”vret”,por ai që”vritet”
              (tregim)

Nga Përparim  Hysi

  Ndodh,ndonjëherë,që ai që vret,nuk ka faj.Se fajin e ka ai që vritet.  Brenda kësaj thëniejeje që nuk është as racionale dhe as e ligjshme,është dhe ky tregimi im që,për të qenë i sinqert me lexuesin,më tepër është  një përjetim lirik i një POETi. Sado që fjala”poet” është emër i përgjithshëm,unë enkas e shkruaj me gërmë të madhe,se nuk dua që POETIT që  ka jetuar këtë përjetim,mos i vë një emër sinonomik. Poeti ka mbi 30-vjet që shkruan poezi lirike me motive të ndryshme dhe,në tërësinë e tyre, poezia erotike e tij,si të thuash vë domenin në gjithë vëlimet e tij me poezi. Disa që e njohin prej kohësh,i thonë:-Je si Anakreonti i Greqisë së Lashtë dhe dikush tjetër,si Esenini apo dhe si Lasgushi. Natyrshëm,edhe këndellet se,në fund të fundit,nuk ka një njësi matëse në poezi. Por sa këndellet duke e krahasuar me  POETË të mëdhenj lirikë,por aq shqetësohet dhe me gjembat që e shpojnë:ca nga zlia dhe,ca të tjerë që i presin drutë shkurt,si:-Mboll,se nuk të ka lezet me moshën që ke;ose ca të tjerë:-Ku ishe deri dje që nuk e hape gojën apo të ka ardhur goja me vonesë? Poeti nuk merret me askënd prej tyre. Nuk është i ri që të shkruajë revan dhe,po kështu, i ndërgjegjshëm për t’u mbrojtur me politesë nga sulmet zilare apo të qëllimshme e,shpesh herë, sulme mediokre. Kur je krjues duhet të keshë koracë të fortë mbrojtëse dhe mos bëhesh preh e sulmeve të parecedentë.
Por midis këtyre sulmeve të drejtpërdrejta apo dhe prapa shpinës, ai sikur ndjen kënaqësi duke shkruar vargje.
Ai e di mirë se njeriu siç të bën të mirën,ashtu të bën dhe të keqen dhe,sa ka vënë re, në shumësi,predominon e keqja. Sidoqoftë,me POETIN ndodh ai fenomen që ai e ka vënë si”moto” të tij: shkruaj për qejfin tim dhe,mbi të gjitha,kështu “vras” kohën.
                                                       *        *     *
Mesazhet që shkëmben me miqtë,me lexuesit;me të njohur e të panjohur,shpesh bëhen si motive që ai i kthen në vargje. Por ka mesazhe dhe mesazhe. Ka ndonjë mesazh që jo vetëm nuk të lë rehat,por dhe të “prishë” dhe gjumin.  Ja tek erdhi një syresh që e tronditi POETIN që është rreth 80-vjeçar. Vërtet që betejat e tij qoftë lirike  dhe,sidomos,erotike kanë mbaruar me moshën, në mesengjerin e tij vjen një mesazh i tillë që,unë po e sjell për lexuesit:
“… unë jam Iksi që jo vetëm i pëlqej poezitë e tua,po u kthehem dhe u rikthehem disa herë. Jo vetëm kaq: kam vendosur që të të gjejë kudo që të jesh dhe kam për ta”gllabëruar” atë gojë dhe do të të mbajë peng,aq sa do të kënaqem. E di që do të nxjerrësh njëmijë arsye,por unë dhe në bri të buallit të futesh,do  të gjej. dhe,mbasi të të gjej, e di mirë se si do recitosh bri meje. Nuk të lë asnjë alternativë tjetër dhe unë e bëra pjesën time.Tani jam në pritje.Më trego vendin ku do takohemi e,siç kam hulumtuar,jetojmë të dy në një qytet. Pres përgjigje dhe mos më bëj të recitoj poezinë e Kadaresë”Jetojmë të dy në një qytet,sa mall që kemi,sa mall…
Poeti u trondit. Qe një befasi pak e rrezikshme dhe me pasoja për të. Mëdyshej e mëdyshej. Ishte në atë gjendje që është dikush,kur e thërresin në dyluftim. Vërtet që ai ka përvojë për këto “beteja”,por dikur dhe,kur mendonte,se është përcjell njëherë e mirë me të tilla”beteja” ja tek del,si nga fundi  i dheut,IKSI që pëlqen poezitë,por dhe POETIN. Poetit iu kujtua një proverb ARAB që thotë:”Mos e kërko aventurën,por mos iu shmang asaj,  në të daltë në rrugë”. Mirë e ka proverbi,por POETI ndihet i trembur. Dhe,më së fundi,ashtu si CEZARI që bërtiti”Zaret u hodhën”,e ftoi IKSIN në takim.
                                                             *     *     *
Ajo erdhi (iu kujtuan vargjet e NAIMIT:::”po vjen si pëllumb i shkruar”,por ky”pëllumbi i shkruar”,siç mendonte ai, është si”qemania e Nastradinit” që avazin e ka prapa. U takuan duke u përqafuar dhe,tek u ulën në hijen e një palme,POETI filloi t’i bëjë portertin asaj që “do gllabëronte gojën e tij”. Veshur paksa hollë,ku,pothuajse,i “lexoheshin” nishanet dhe, tek takuan gotat e birrës,ai skur po e bënte këtë portret në vargje. Shkëmbyen”batuta”nga ato që i shkonin këtij takimi dhe,kur POETI tha dy vargje nga GËTE:- Të tepërta  rrobat në mes tonë… dhe kujtoi drejt mesazhin,IKSI jo vetëm nuk e hëngri thatë,por sfidës iu përgjigj me sfidë:”Një femër e zhveshur,është e armatosur,-thotë HYGOI. Poeti u drithërua. Poeti i dhuroi librin e tij të fundit me poezi lirike,por IKSI,sado  e veshur, e mori prej dore POETIN dhe drejt tek dhoma e saj,kur sot qe vetëm. Aty,sa hyri brenda,kaloi tek dhoma tjetër dhe erdhi krejt e zhveshur,domethënë,e”armatosur”. Hë,- i tha,- bëje atë thotë GËTE:- A nuk the”Të tepërta rrobat në mes tonë”.Dhe Poeti hoqi rrobat. Më gjeti,-tha me vete,- si puna e atij priftit që kërceu nga belaja. Por e”armatosura” nuk priti më:gati ia shqeu rrobat dhe si një panterë sulmoi mbi “viktimën”. “Beteja” vërtet qe e pabarabartë,por të dy ranë të përpëlitur. Ndërsa ajo e rimori veten shpejt,Poeti mend rrinte si  i asfiksuar. I iu kujtua një thënie popullore:-Mos u qethë me shelege,se të zë gërshëra”. Qe një gërshërë e rëndë për të,por ndonjëherë,si në këtë rastin tim,zuri të mbrohej ai:-Nuk ka faj ai që”vret”,por ai që vritet.”