Thonë ?…………
Si në fillim !……….
Por kemi një jetë,
Ajo nuk kthehet më mbrapa ?…
Koha e humbur nuk gjendet përsëri,
Nuk mund ti vësh zjarrin
Një druri të djegur…….
Nuk mund të kthejmë verën në dimër,
Se koha vrapon përpara !…….
Një njëri që vdes !
Nuk ja shikojmë më fytyrën..
Një pemë që thahet …
Nuk i shijojmë më frutat e saj
Lules që u vyshkë,
Hidhi ujë sa të duash.
As dje !…..as nesër…..
Nuk ka më kthim mbrapa,
Fëmijëria largohet…..
Rinia u thye……..
Njërëz me flokë të bardha
Pleqëria na ndjek nga pas,
Dashuria një yllë që bie.
Ne mund të ndryshojmë çdo gjë në jetë,
Por të kaluarën se kthejmë dot më,
Mjerë kush mbahet mënd për keq,
Se historin njerëzore se shuan asgjë.
