Nuk ka si mëndja-Vilson Mersinllari


——————–

Nuk ka si mëndja,thoshin të moshuarit

o Zot na ruaj,në këtë jetë mëndë

sepse ajo është tamam,si maja e pluarit

që e hap brazdën,në vënd dhe pa vënd.

Po s’e mbajte në brazdët,mirë parmendën

çakërdiset edhe kur e heqin,atë Qetë

kështu është mëndja,në trurin e njeriut

dhe kjo është,po thuaj se e vërtetë.

Mëndja është,po shumë delikate

si një mizë e egër,ajo fluturon

ruajeni sa pa ikur,të marri rrugë

që ta mbaje më,asnjeri nuk guxon.

Se mënndja gënjehet,shumë kollaj

bëhet euforike,bëhet mëndjelleshë

sepse një mëndje është,laj-thaj-

se po te iku një herë,s’ke ku ta gjesh.