NUK KAM DASHUR KURRË
———————
Nuk kam dashur kurrë,që kur kam dalë në jetë

të merrem me fjalë,fyerje,dogma dhe mashtrime
jam përpjekur shumë,që në jetë të jem i drejtë
kjo ka qënë,gjithmonë për mua,motoja e jetës time.
Por nuk i duroj dot,disa Njerëz sharlatanë
ndryshe flasin sot,dhe ndryshe nesër flasin
nuk e konceptoj dot,pse keta njerëz mjeranë
kur ju preket interesi,zenë dhe gërthasin.?
Ka dhe të tjerë,që ves ju është bërë
që nuk len sot njeri,pa sharë dhe fyer
nuk flenë jo gjumë,gjithë natën e tërë
ju duket në vetvete,si dicka e vyer.
Këta tipa Njerëzish,i quajnë-çorollozë-
që për sy dhe faqe,të lajnë dhe të lyejnë
kur ta futin ujin,nën shtroja dhe rrogozë
at’herë këta njerëz,kënaqesi të madhe ndjejnë.