Nuk kam ëndrra-Leonard Pipa


Unë nuk kam më ëndrra,

ato m’i kanë vrarë!

Siç vrasin zogjtë për qejf të hiçit,

ke ndërmend të më puthësh bëje sa më parë,

Të kuqin mos ma fshi prej shpirtit!

Lermë të më kthehet e kuqja në fytyrë.

Ti e di nuk kemi për të shkuar në parajsë.

Prandaj eja, eja…në të gdhirë,

Turpin hidhe krahëve në trastë.

Unë nuk kam ëndrra , një nga një m’i vranë,

shteti, shoqëria,të afërmit, miqtë,

Gjakun e tyre ende në duar e kanë,

Pëndët e bardha tutje në rapishtë…

E dashur unë nuk kam ëndrra,u bënë therror!

Çdo frymarrje ja kam borxh gjakut tyre!

Eja, eja ti mbjellim rishtas në oborr,

Ti fshehim nëpër degë lajthie!