NUK KAM ËNDRRA
Unë nuk kam më ëndrra,
ato m’i kanë vrarë!
Siç vrasin zogjtë.
Të kuqin mos ma fshi.
Lermë
Të më kthehet e kuqja
në fytyrë.
Ti e di nuk kemi për të shkuar në parajsë.
Prandaj eja, eja…
bashkë me mëkatin!
Unë nuk kam ëndrra ,
një nga një m’i vranë
shteti, pushteti, shoqëria, miqtë, të afërmit;
Ju,
Që kur vdiq LEKA I MADH…
Gjakun e tyre e keni akoma në duar!
E dashur nëse do t’i shohësh ëndrrat e mia,
Eja të tregoj shenjat e plagëve!
E përse t’i akuzoj më parë?!..
Mund të ngjallen pëllumbat,
lepujt, sorkadhet,
dhitë e egra
që shkrepave u jepnin ndriçim?!
Unë nuk kam ëndrra
u bënë therror!
Çdo frymarrje ja kam borxh gjakut tyre!
Prandaj eja,
eja e dashur…
të marrësh hak!
Sot është 5 maj!
