Nuk linda ti këndoj tradhëtisë!Tomi Buzi


Nuk linda ti këndoj tradhëtisë !

S’linda, të mësoja lavde e himne për

njerëz të marrë,

Që rjedha i përplasi në llozha të larta pushteti,

Por ngadhënjimin e të parëve mbajë ende gjallë ..

që historinë e kanë shkruar me shpat maleve

e mbi dallgë deti !

Se di nëse vërtetë jam i ‘hidhur’ për të qënë i ‘mirë’

Por e di, pse jam legjionar kundër çdo padrejtësie,

Sepse e di çdo të thotë, të jetosh në atdhe i lirë..,

Pa ‘vargonjë’ të errët, që lindin në hone tradhëtie !

Nuk u mësova me lutje për bukë, të lëpijë sahanë,

As me ngërdheshje, kur shkoj rugës me kokën lart,

Në shpirt mbaj fshehur plagën që kam për babanë..,

Kur në radhë qumështi i thoshin: Ska më për kulak !

Dhe në mëndje më vijnë fjalët e gjyshit

si jehonë,

‘Mos u bëni kurrë me marrëzinë, jetoni me nder,

Një ditë do ta shihni tradhëtinë, kur shkonë…

Të shurrosur nën vete, e qelbur plotë

erë !

S’linda me salltanete, në epokën e ‘djallit’, plot mëkate,

Lakrat e egra, e një dorë miell misri ishte luksi atëherë,

Aty ku tradhëtia thurte intriga brënda një nate..

e marrëzia shkonte kokë ‘lartë’ me brekët përmjerë !

Dhe kështu rodhën vitet e ‘lavdishme’ të partisë..,

Kokëulurin e përqeshnin, spiunin e bënin proletar,

Mëngjeseve gazeta lexohej pa u bërë ‘pis’..

Duke mbjellë ‘moralin’ komunist, si farat në arë !

Dhe ajo farë hodhi rënjët në këtë tokë të mjerë,

Vaditur nga lukunitë e errëta të hienave, ‘Neçertanje’,

Nga portat e ‘ferrit’ trokiste varfëria në çdo derë,

Në llozhat e pushtetit nderohej tradhëtia me gjethe palme !

Nuk linda për të jetuar i ndrydhur, përulur kokëposhtë..,

As ti thurja elozhe gjakëprishurve në pushtet

Linda në mes të llahtarit ku jeta matej me grosh,

Duke shkruar vargje në baltë, a gurëve nëpër det !

Linda në një strehë ku lavdia e të parëve mbahej fshehur,

Duke mësuar nga gjyshërit për Tafil Buz mustaqezinë,

Për Alinë e madhë që Egjyptin mbante ‘mbledhur’

Për këngët që u kënduan, për të madhen, nënë Alinë !

U rita në mes legjendash, të humbura në histori,

Linda pinjoll i një fisi me rënjë të thella në tokë të bekuar,

‘Furtuna’ komuniste, pjellë e mallkuar e djallit të zi,

Me ‘neçertanja’ të Çubriloviçit, na kish ‘pagëzuar’!

Nuk linda të mbajë në gji historinë e stisur..

Shkruar nga historianë nën udhëzimet sllave ,

Linda në mes të thëllimit, me të vërtetën e ‘grisur’,

Për të mbledhur gërmat, e historisë së ardhme !

Të ngre nga balta të parët, trimat e kësaj toke,

Që ‘flenë’ mbuluar nën pluhurin e haresës komuniste,

Nuk erdha në jetë, ti thur këngë e vargje kësaj dogme ..

Që tradhëtinë e kthehu në kult të ideve shoviniste.

Nuk erdha në jetë ti thurë lavde pushtetit hipokrit,

Salloneve të tijë enden fije të errëta të

‘neçertanja’

Në frone kapërdisur ngërdheshet llumi çdo ditë,

Përqafuar me tradhëtinë, shkumbosur me shampanja.

Nuk linda për të qënë i friguar nga mëkati

As për të qënë i heshtur si poet, me ‘ dogma’..

Por linda me erën e barutit, që më kishte falur fati,

Në djepin me flamur, ku ishte gdhëndur shqiponja !

Nuk eca, dhe nuk eci me buzëqeshjen e shtirur..

As me ngërdheshjet e injorantit që veç bërtet,

Por gjithmonë kam thirrur me zërin e ngjirur :

Tradhëtia është demoniane, mbështjell me pushtet !

Nuk eci me shpirtin në kullën e akullt të pushtetit

As në gjirizet e errëta ku lakmia ushqenë tradhëtinë,

Do të eci gjithmonë hapësirave, midis qiellit dhe detit,

Atje, ku veç shqiponjat shkojnë, të zgjojnë lavdinë !