Nuk më trembë asnjë tufan!Gina Kapej Xhaferaj


Nuk më tremb asnjë tufan

As një ngrica që vjen nga mali

Kaurrelat përmbi ballë

Po më bëjnë si peshkatari

.

Ti më je pëlqim i rrallë

Sikur erdhe me porosi

Në një zemër hedh spirancë

Je si lulja në saksi.

Do kujdesem mot pas moti.

Ta ujis e t’i shërbej.

Mos e thënte vetë zoti .

të më vyshket lulja e shtrenjtë.

Ah ta dish sa lumturoj

E gëzoj si një fëmijë.

Dhe as vetë nuk e kuptoj

Është reale a fantazi?

Para teje skuqen faqe

Ah, ta di se ku je ti!

Ti më ngjan si manushaqe

Aromën tënde e kam në gji.

Ah, moj manushaqja ime.

A e ke dhe ti këtë ndjesi.

Jepmë vrull djalërie .

Që të kthehem në rini.