Jam në kohën e duhur, për të qenë, zot i fjalës, shërbëtor i fjalës
Mund të jem, ç’ jam. Jam këtu ku jam
Por ç’ e do që jam.!
Jam ore jam.
Këndoj aty ku syrin kam.
Ku kam syrin! Ku kam shpirtin.
Po s’ më ndezi fjala;
Sytë të më ndritin.
Jam ore jam edhe i pangrënë;
Blej këpucë të mos më dhëmbë koka,
Për këmbën e vrarë gurësh, dhimbje e mirqenë.
Jam ore jam, tek blej shtrenjtë, jetën
Të dua njerëzit. Të dua vetveten.
Ndoshta do jem, një rendës, humbacak,
Për të mos qenë humbësi, njësuar në pak.
Unë jam fitimtari i fituar, humbacak.