NUK MUND …


Hamit Aliaj

Unë s’mund ta këndoj vdekjen tënde ,Valbonë

Ndonëse s’u bëre kurrë grua e askujt

Vajzë që fle nën gurë të rrëzuar prej qielli

E zgjohesh në vjeshtë me gjamë dheu

S’paskam ikur asnjëherë prej teje,

Atje paskam mbetur 19 -vjeçar

Që ëndërronte të ndryshonte botën me një fletore poezishë,

Veç hija ime paska ecur nëpër botë

E vjen këtu

Si hënë e plakur që mbytet në vajzat me emër lumi

Unë s’mund të këndoj vdekjen e vajzave me emër lumi !

About Post Author